Ky është rreshteri i policisë në Pejë, dyshohet se e ngacmoi s*ksualisht ish-të dashurën

  • G.G /
  • 05 February 2022 - 10:10
Ky është rreshteri i policisë në Pejë, dyshohet se e ngacmoi s*ksualisht ish-të dashurën

Rreshteri i stacionit policor në Pejë, Gani Lajqi dje ka përfunduar në prangat e IPK-së, pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë në aktivitete të kundërligjshme.

Mesohet cilat janë dyshimet mbi të cilat Inspektorati Policor i Kosovës ia ka vënë prangat Lajqit.

Burime brenda Prokurorisë Themelore në Pejë bëjnë të ditur se shkaku i arrestimit të Lajqit është ngacmimi dhe shantazhi që rreshteri dyshohet se ia kishte bërë ish të dashurës së tij.

Të njëjtat burimet kanë bërë të ditur se Lajqi kishte insistuar të vazhdojë lidhjen tashmë të përfunduar, përkundër mungesës së vullnetit të ish të dashurës së tij.

Refuzimi për ta vazhduar lidhjen me rreshterin policor, duket të jetë bërë ‘sebep’ që ky i fundit ta ngacmonte në vazhdimësi ish të dashurën e tij, madje në një rast dyshohet se edhe e ka shantazhuar me publikimin e disa fotografive e informatave që mund ta sillnin para turpit të rëndë.

Për këto arsye, e dëmtuara e ka paraqitur rastin në Polici e më pastaj edhe në IPK, të cilët zhvilluan hetime preliminare dhe konstatuan dyshimin për përfshirjen e rreshterit policor në aktivitete kriminale.

(Kosova Sot Online)