Policia gjobit shoferin në Ferizaj pasi voziste 113 km/h në zonën 50 km/h

  • E.K /
  • 05 February 2022 - 11:17
Policia gjobit shoferin në Ferizaj pasi voziste 113 km/h në zonën 50 km/h

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 21:05  ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën ‘’Driton Islami ’’ në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilloi shpejtësi 113 km/h.

Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet A.K (M/K) i moshës 35 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro , 5 pikë negative dhe një vit (1) masë mbrojtëse ( heqje e patent shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.

Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

(Kosova Sot Online)