Reagon për herë të parë Rama pas dënimit me burg të Saimir Tahirit

  • E.K /
  • 05 February 2022 - 12:27
Reagon për herë të parë Rama pas dënimit me burg të Saimir Tahirit

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë në publik për dënimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me 3 vite e 4 muaj burgim për shpërdorim detyre.

“Unë nuk i komentoj  asnjëherë vendimet e gjykatave. E kam ditur mirë se çfarë kam bërë duke udhëhequr reformën në drejtësi. 100 herë të kthehesha pas 100 herë do bëja të njëjtën gjë. Por sot jemi këtu për një çështje krejt tjetër me një rëndësi shumë të madhe dhe me një vlerë shumë pozitive për Shqipërinë, kështu që s’do doja të shfokusoheshim nga kjo çështje. Për çështje të tjera përfshirë dhe ecurinë e reformës në Drejtësi do kemi plot kohë dhe mundësi të tjera të flasim”, tha Rama.

(Kosova Sot Online)