Një grua që bëri një test ADN-je për të mësuar më shumë për familjen e babait të saj, shokohet nga rezultati

  • E.K /
  • 05 February 2022 - 13:55
Një grua që bëri një test ADN-je për të mësuar më shumë për familjen e babait të saj, shokohet nga rezultati

Një çift amerikan po padit një klinikë fertiliteti pasi zbuluan se vajza e tyre tashmë e rritur nuk është e lidhur biologjikisht me babain e saj. Mike dhe Jeanine Harvey thanë se e zbuluan gabimin pasi blenë një test të ADN-je për vajzën e tyre Jessica, përpara se ajo të udhëtonte në Itali. Jessica, e cila besonte se kishte trashëgiminë italiane të babait të saj bëri testin e ADN-së dhe zbuloi se nuk kishte rrënjë italiane.

Klinika e fertilitetit thotë se po e merr seriozisht akuzën. Jessica po planifikonte të kalonte ditëlindjen e saj të 30-të në Itali dhe para se të largohej, prindërit i blenë asaj disa teste ADN-je të Ancestry.com si dhuratë për Krishtlindje. Ajo dhe burri i saj kishin planifikuar të përdornin rezultatet e testit për t’i ndihmuar ata të gjenin një të afërm të largët. Por rezultatet ishin tronditëse raporton “BBC” .

Vajza zbuloi nëpërmjet testit që asnjë nga paraardhësit e saj kishte qënë Italian dhe nëpërmjet një testi të mëtejshëm që kreu zbuloi që kishte 0% shanse që të ishte e lidhur biologjikisht me babain e saj. Mike dhe Jeanine i’u nënshtruan procedurës së fertilitetit e njohur si inseminimi intrauterin në një spital në Ohajo në vitin 1991 dhe vajza e tyre lindi vitin e ardhshëm. Procedura përfshin injektimin e spermës direkt në mitër në një përpjekje për të rritur mundësinë për të mbetur shtatzënë.

Për gati 30 vjet, çifti tha se nuk kishin dyshime se diçka nuk shkonte. Zbulimi i përzierjes së supozuar ishte “si të zgjoheshe në jetën e dikujt tjetër”, tha zoti Harvey në një konferencë shtypi në fillim të kësaj jave. “Të mësosh se i gjithë realiteti yt nuk është ai që ke besuar është e vështirë të shpjegohet,” tha ai. Në padinë kundër Summa Health System dhe doktor Nicholas Spirtos, çifti thotë se materiali gjenetik i një të huaji është përdorur për inseminimin e zonjës Harvey.

Në padinë e familjes shkruhet se ata kanë gjurmuar babain biologjik të Jessica-s, i cili po i nënshtrohej trajtimit të fertilitetit në të njëjtën kohë me prindërit e saj në të njëjtën klinikë. Jessica tha se kishte folur me të dhe ai i kishte thënë se ishte i kënaqur kur mësoi se në fund të fundit kishte një fëmijë. Në një deklaratë të lëshuar për “CBS News”, Summa Health System tha “ne e marrim seriozisht këtë pretendim dhe e kuptojmë ndikimin që kjo ka në familje. Në këtë pikë, ne nuk jemi takuar me familjen ose nuk kemi kryer testimet tona”.

Ngatërrime të supozuara kanë ndodhur edhe më parë gjatë trajtimeve të fertilitetit. Vitin e kaluar, një çift nga Kalifornia tha se po ndërmerrnin veprime ligjore pasi lindi në 2019 një vajzë që ata thanë se nuk i ngjante aspak. Çifti i ishte nënshtruar trajtimit të Fekondimit in Vitro. Pas një testi të ADN-së, ata gjetën çiftin që solli në jetë vajzën e tyre dhe së bashku vendosën të shkëmbenin vajzat

(Kosova Sot Online)