Arrestohen tre shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, kjo është arsyeja

  • G.G /
  • 05 February 2022 - 15:07
Arrestohen tre shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, kjo është arsyeja

Tre shtetas të Turqisë janë ndaluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Kjo për shkakun se ata kanë tentuar që të fluturojnë për në Duseldorf të Gjermanisë me leternjoftime italiane që dyshohet të jenë të falsifikuara.

“Ndalohen tre shtetas të Turqisë që tentuan që përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës të fluturojnë për në Dyseldorf me dokumente (letërnjoftime italiane) që dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhet në komunikatën e policisë.

Policia ka ndaluar të dyshuarit: O.V., (viti i lindjes 1998, mashkull turk), R.D., (viti i lindjes 1999, mashkull turk) dhe O.O., (viti i lindjes 1996, mashkull turk).

Ndaj të dyshuarve iniciohet rasti ‘Falsifikim i dokumenteve’ dhe me aktvendim të prokurorit dërgohen në mbajtje deri në 48 orë. 

(Kosova Sot Online)