Raporti i fundit i IKSHPK’së, regjistrohen edhe 6 viktima nga COVID-19

  • A.P /
  • 06 February 2022 - 14:57
Raporti i fundit i IKSHPK’së, regjistrohen edhe 6 viktima nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 6 viktima nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 1 mijë e 283 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sot janë shëruar 4 mijë e 397 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 187 mijë e 508.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

06 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.239 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.792.775 doza të vaksinës.

Deri më sot 808.218 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 88.718 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 6.696 testime, 1.283 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 4.397 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 187.508.

Në total numri i rasteve aktive është 26.977.


(Kosova Sot Online)