Policia jep detaje mbi plagosjen e mbrëmshme në Gjakovë

  • E.K /
  • 07 February 2022 - 09:39
Policia jep detaje mbi plagosjen e mbrëmshme në Gjakovë

Policia ka dhënë detaje për sulmin e mbrëmshëm në Gjakovë, ku një person pasi është dërguar në QKUK ka ndërruar jetë nga plagosja.

Viktima ishte gjetur nga një dëshmitar në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në raportin e policisë, thuhet se pasi njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor e ka dërguar viktimën në QKUK.

Gjatë ekzaminimit në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, një gëzhojë, tre fishekë dhe automjeti.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar nga një dëshmitarë rasti, është gjetur i plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore. Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes ku nga ekipi mjekësor viktima është dërguar në QKUK. Gjatë ekzaminimit në vend ngjarje janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë , një gëzhojë , tre fishek dhe automjeti. Rreth orës 20:05 viktima duke mos u përballuar plagëve ka ndërruar jetë , vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion, rasti në procedurë hetimore”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)