KRU Mitrovica njofton për ndërprerje të ujit në këto zona

  • E.K /
  • 07 February 2022 - 10:41
KRU Mitrovica njofton për ndërprerje të ujit në këto zona

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, ka bërë të ditur se sot, gjatë ditës ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujit të pijes, do të intervenojnë në sanimin e defekteve në disa lokacione.

Në njoftim thuhet se do të intervenohet te Dogana prapa objektit “ETC” , në riparimin e rrjedhjes.

“Gjatë kësaj kohe furnizimi me ujë të pijes do të ndërprehet për “Lagjën e Boshnjakëve” dhe pjesën afër ETC dhe Doganës. Shupkofc: Rr.” Isak Ibrahimi” po ashtu do të intervenohet në rrjetin e ujësjellësit dhe pritet që të ketë ndërprerje të perkoheshme furnizimit me ujë të pijes. Intervenim në rrjetin e ujësjellësit do të ketë edhe në rrugën “Evlia Qelebia” dhe parashihet që të ketë ndërpreje disaorëshe të ujit të pijes, pasi që në këtë rast duhet të bëhet prerja e asfaltit”, thuhet tutje në njoftim.

(Kosova Sot Online)