Përplasen në Kuvend Arben Gashi e Ilir Kërçeli, Konjufca: Pati mësymje fizike

  • E.K /
  • 07 February 2022 - 11:40
Përplasen në Kuvend Arben Gashi e Ilir Kërçeli, Konjufca: Pati mësymje fizike

Janë përplasur në Kuvendin e Kosovës shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, dhe Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

Media raporton nga atje se përplasja mes Gashit dhe Kërçelit ka vazhduar me ofendime e sharje.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se ndaj Kërçelit pati tentim për sulm fizik.

“Po pati mësymje, pati edhe sharje. Shprehje të cilat s’mund t’i përmend”, tha Konjufca.

(Kosova Sot Online)