Arrestohen 9 persona në rajonin e Pejës

  • E.K /
  • 07 February 2022 - 11:42
Arrestohen 9 persona në rajonin e Pejës

Policia njofton se gjatë vikendit në zonën e përgjegjësisë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, janë arrestuar nëntë persona.

Njësitet Policore gjatë aktiviteteve në teren, “kanë sekuestruar një armë, një karikator dhe dy fishekë të kalibrit 7.65mm, i dyshuari është arrestuar për veprën penale “ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48- orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pesë persona janë arrestuar për veprën penale “ lëndim i lehtë trupor” të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje.

Ndërsa, tre persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale me urdhëresë të Gjykatës kompetente, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore.

(Kosova Sot Online)