Gjykata tërhiqet për të marrë vendimin për shkarkimin ose jo të Metës

  • G.G /
  • 07 February 2022 - 13:27
Gjykata tërhiqet për të marrë vendimin për shkarkimin ose jo të Metës

Gjykata Kushtetuese është tërhequr për të marrë vendimin për shkarkimin ose jo të presidentit Ilir Meta. Siç parashikon ligji, brenda 30 ditëve gjykata do të zbardhë edhe vendimin.

Në seancën e zhvilluar ditën e sotme zgjati mbi 2 orë Presidenca iu përgjigj 72 pyetjeve. Gjithashtu palët paraqitën konkluzionet përfundimtare.

Përfaqësuesi ligjor i presidentit ditën e sotme, Bledar Dervishaj pretendoi se Kuvendi ka manipuluar provat. Dervishaj denoncoi se janë tjetërsuar fjalët në pretendimet e presidentit.

Nga ana tjetër, përfaqësuesja e Kuvendit, Klotilda Bushka u shpreh në seancë se presidenti ka bërë shkelje të rënda kushtetuese. Sipas saj ai ndërhyri në fushatën e zgjedhjeve të 25 prillit duke mbajtur anë, sulmoi ndërkombëtarët dhe nxiti dhunë.

(Kosova Sot Online)