19 pacientë me COVID në spitalin e Pejës, 9 me oksigjenoterapi

  • G.G /
  • 07 February 2022 - 13:43
19 pacientë me COVID në spitalin e Pejës, 9 me oksigjenoterapi

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në këtë spital kanë qenë të shtrirë 19 pacientë me COVID-19.

Sipas këtij spitali, 9 prej tyre kanë qenë me oksigjenoterapi.

Ndërsa, gjatë kësaj kohe në këtë spital janë realizuar 1 mijë e 198 vizita specialistike.

199 pacientë janë aktualisht të hospitalizuar në këtë spital.

Njoftimi i plotë:

Puna gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë përmes shifrave më kryesore:

-1,198 Vizita Specialistike;

– 95 Pranime;

– 199 Pacientë aktualisht të hospitalizuar;

– 15 Lindje, 7 djem dhe 8 vajza;

– 21 Operacione;

– 74 Hemodializa;

– Analiza: 580 pacientë që kanë bërë 6,219 analiza;

-Shërbime Radiologjike: 239 Rëntgen, 91 Ultra zëra, 35 CT-ja dhe 2 Mamograf;

– 66 procedura fizioterapie;

– 19 Pacientë të shtrirë me Covid-19 , 9 nga këta pacientë janë në Oksigjeno terapi.

(Kosova Sot Online)