Nis funerali për pesëvjeçarin që vdiq i bllokuar në pus

  • E.K /
  • 07 February 2022 - 15:35
Nis funerali për pesëvjeçarin që vdiq i bllokuar në pus

Maroku po zhvillon një funeral për Rayanin e vogël, djalin pesëvjeçar i cili vdiq pasi mbeti i bllokuar në një pus për katër ditë.

Rayan Oram ra në pusin 32 metra të gjatë më 1 shkurt, duke shkaktuar përpjekje të mundimshme për ta shpëtuar atë.

Qindra njerëz u mblodhën te pusi, me përpjekjet e shpëtimit që ngjallën vëmendjen e mediave në mbarë botën.

Funerali i tij po mbahet në fshatin e tij në malet veriore Rif ku ndodhi tragjedia.

(Kosova Sot Online)