Presidentja i pret në zyre Kurtin, Konjufcën e Gërvallen, bisedojnë për dialogun

  • A.P /
  • 07 February 2022 - 21:05
Presidentja i pret në zyre Kurtin, Konjufcën e Gërvallen, bisedojnë për dialogun

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka njoftuar se sot kanë zhvilluar një takim të përbashkët me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, kryeministrin Albin Kurti dhe zv/kryeministren Donika Gërvalla.

Ajo ka bërë me dije se takimi i sotëm ishte takim javor koordinues për politiken e jashtme.

“Diskutuam për nismat për fuqizim ndërkombëtar të shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe angazhimin tonë në dialogun e përqëndruar në njohje”, ka shkruar ndër të tjera presidentja.


(Kosova Sot Online)