Latifi: Në Parlament ki njerëz që s’dinë të shkruajnë

  • A.P /
  • 07 February 2022 - 22:42
Latifi: Në Parlament ki njerëz që s’dinë të shkruajnë

Profesori universitar Blerim Latifi thotë se në Kuvendin e Kosovës ka deputetë që nuk dinë të shkruajnë. Thotë se janë nën nivelin e popullatës në vendin tonë.

“Në të gjitha shtetet e botës, përfshirë shtetet më të zhvilluara elita politike administrative e stafet janë njerëz mesatarë, nuk janë gjeni, nuk janë shkencëtarë dhe ne nuk duhet me pas iluzionin që njerëzit në shtet duhet me qenë gjeni, superekspertë”, thotë Latifi

“Shteti në situata të caktuara, kur ballafaqohet me sfida të caktuara, nuk kursen, e paguar ekspertizën”, shtoi ai.

“Te na nuk është problemi që janë mesatar, se gjithkund në botë mesatarë janë politikanët, zyrtarët…problemi që kemi te ne është se janë nën mesataren e kërkuar të popullatës së Kosovës”, theksoi Latifi.

“Në parlament ki njerëz që janë nën mesataren e popullatës, ki njerëz që s’dinë me shkru, që dy fjali s’dijnë me t’u bo, as deputetë, ki gjithçka. Rreziku është kur një shtet popullohet nga njerëz që janë nën mesataren e popullatës”, tha Latifi.


(Kosova Sot Online)