Era në Istog i lë disa fshatra pa energji elektrike

  • E.K /
  • 08 February 2022 - 09:38
Era në Istog i lë disa fshatra pa energji elektrike

Era që fryu të hënën në Istog la disa fshatra pa energji elektrike. Nga Komuna e Istogut kanë thënë se fshatrat Muzhevinë, Lluga, Tomoc, dhe një pjesë e qendrës, kanë mbetur pa rrymë që nga ora 17:00, derisa ekipet ende s’kanë dalë në terren për vlerësim të dëmeve.

Media mëson se janë regjistruar edhe dëme materiale, derisa Komuna theksoi se gjatë ditës do të dalin me raport.

"Akoma nuk i kemi kontaktuar ekipet e KEDS-it pasi sapo kemi dalë në punë. Nuk vërehet që ka tela të hedhur në tokë, por ka defekte. Besoj që nëse ndalet era do të riparohen”, thanë nga Komuna.

(Kosova Sot Online)