Miratohet në Kuvend rezoluta e AAK-së për pagat në sektorin publik

  • G.G /
  • 08 February 2022 - 13:32
Miratohet në Kuvend rezoluta e AAK-së për pagat në sektorin publik

Kuvendi i Kosovës me 68 vota për ka miratuar rezolutën e propozuar nga AAK-ja, lidhur me pagat në sektorin publik.

Në seancën e sotme, legjislativi miratoi edhe në lexim të dytë Projektligjin për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme, si dhe Projektligjin për tregti me jashtë.

Dritë e gjelbër në parim iu dha edhe Projektligjit për borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore dhe projektligjit për regjistrimin e bujqësisë.

(Kosova Sot Online)