Serbët “kapen” për fjalët e të dërguarit të BE-së Lajçak, i cili tha se duhet përmbushur marrëveshjet e arritura

  • G.G /
  • 08 February 2022 - 13:45
Serbët “kapen” për fjalët e të dërguarit të BE-së Lajçak, i cili tha se duhet përmbushur marrëveshjet e arritura

Mediet dhe zyrtarët serb janë “kapur” me fjalët e të dërguarit special të BE-së Lajçak për dialogun mes Prishtinës edhe Beogradit, ku në takimet në Beograd ka përsëritur se të gjitha marrëveshjet e arritura nga dialogu duhet të përmbushen, shkruan “B92”

Miroslav Lajçak ka publikuar mbrëmë në profilin e tij në Twitter se në shoqërim me të dërguarin amerikan Gabriel Eskobar ka takuar ministrin e jashtëm të Serbisë Nikola Selakoviç dhe me atë rast është përsëritur qëndrimi dhe pritjet se të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog duhet në tërësi të përmbushen.

Sipas tij, në takim është bërë fjalë për situatën e përgjithshme në rajon dhe bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit.

Gjatë qëndrimit në Beograd të dërguarit amerikan edhe evropian Eskobar edhe Lajçak kanë biseduar edhe zyrtarë tjerë, sikurse edhe me përfaqësues të shoqërisë civile, sipas Lajçak shoqëria civile është këtu për të u kujdesur për përmbushjen e pritjeve, shqetësimeve dhe qëndrimeve të qytetarëve dhe që ato të merren në konsideratë.

“Ato nxisin mirëkuptimin dhe krijimin e lidhjeve më të forta mes bashkësive. Jam shumë falënderues që në këtë udhëtim para mundësinë që të dëgjojë nga ata qëndrimet e tyre për situatën edhe në Kosovë edhe në Serbi” ka shkruar ai në Twitter.

Një pyetje e pashmangshme gjatë këtyre takimeve edhe bisedave në Beograd ishte edhe bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Kosovës edhe Serbisë, për të cilën i dërguari i BE-së Lajçak tha se kjo ishte “një nga tregimet më të suksesshme të dialogut të Brukselit “.

Lajçak ka thënë se “Është koha që të hiqen edhe pengesat e mbetura dhe të nxitet rritja dhe zhvillimi ekonomik në të mirë të gjithë njerëzve. Jam falënderues bashkësisë afariste në Serbi që ka ndarë me ne qëndrimet e tyre”, ka shkruar ai në Twitter.

(Kosova Sot Online)