Zbulohen 444 kg kokainë , vlera në treg 3 mln euro

  • G.G /
  • 08 February 2022 - 14:01
Zbulohen 444 kg kokainë , vlera në treg 3 mln euro

Autoritetet italiane kanë sekuestruar kokainë me vlerën e 30 milionë eurove e kanë vënë në pranga një punëtor porti.

Policia doganore e Guardia di Finanza e Portit të Xhenovas në Itali ka kapur 444.5 kg kokainë në një konatiner që udhëtonte nga Rio di Janiero.

 Kokaina ishte fshehur në 14 çanta të mëdha brenda një kontejneri që transportonte kafe e që udhëtonte me anijen  MSC “Adelaide”.

Kontejneri me drogë së bashku me disa kontejner të tjerë kishin zbarkuar në portin e Xhenovas më datë 6 shkurt 2022 e gjatë këtyre ditëve ka qënë nën video vëzhgim nga skuadra e Guardia di Finanza-s Italiane për një kontroll më teknik të tyre.

Lëvizjet e dyshimta të një punëtori porti i cili ka lëvizur kontejneri me kokainë në një zonë tjetër të portit, duke spostuar dhe cantat me kokainë, ka cuar në arrestimin e tij,

 Ai është një shtetas italian me inicialet F.P 50 vjeç.

Guadia di Finanza Italiane informon se sasia e kokainës së sekuestruar do t’i siguronte grupeve kriminale një fitim rreth 30 milionë euro.

Hetimet mbi kapjen e kësaj sasie droge po kryhen nga Prokuroria e Xhenovas.

(Kosova Sot Online)