Askujt s’i bëhet vonë t’i pastroj trotuaret, qytetarët duhet të ecin mbi akull

  • E.K /
  • 08 February 2022 - 15:28
Askujt s’i bëhet vonë t’i pastroj trotuaret, qytetarët duhet të ecin mbi akull

Kthimi i të reshurave të borës përpos që shkakton probleme të shumta për drejtuesit e automjeteve, duket se shpesh herë këto probleme janë prezent edhe për këmbësorët.

Thuajse të gjitha trotuaret në Prishtinë janë të papastruara, e kjo shton edhe më tepër rrezikun tek qytetarët që duhet me patjetër të kalojnë në këto anë.

Përpos që institucionet e vendit zihen në të shumtën e rasteve në “befasi” nga bora në sezonin e dimrit, këta të fundit nuk brengosen fare as për pastrimin e rrugëve e aq më pak të trotuareve.

(Kosova Sot Online)