Për dhjetë vjet, kaq i kushtuan buxhetit të Kosovës udhëtimet e deputetëve

  • A.P /
  • 08 February 2022 - 15:55
Për dhjetë vjet, kaq i kushtuan buxhetit të Kosovës udhëtimet e deputetëve

Kuvendi i Kosovës ka publikuar shpenzimet e udhëtimit të deputetëve nga viti 2011 deri në vitin 2021. Nga përllogaritjet vjetore del se deputetët për udhëtime kanë shpenzuar 1 milion e 158 mijë e 70 euro për periudhën 2011-2021. Kompenzimi i shpenzimeve të udhëtimit sipas njoftimit të Kuvendit nuk nënkupton shpenzimet për derivate por për të gjitha mënyrat e udhëtimit teksa në vitin 2011 përfshin vetëm muajin nëntor dhe dhjetor.

Në vitin 2011 për muajt nëntor-dhjetor deputetët kanë shpenzuar 29 mijë e 460 euro.

Për vitin 2012 173 mijë e 470 euro. Për vitin 2013, 164 mijë e 680 euro. Për vitin 2014, 73 mijë e 240 euro. Për vitin 2015, 119 mijë e 900 euro. Për vitin 2016, 90 mijë e 913 euro. Për vitin 2017, 81 mijë e 559 euro. Për vitin 2018, 157 mijë e 290 euro. Për vitin 2019, 76 mijë e 800. Për vitin 2020, 91 mijë  e 328 euro. Për vitin 2021, 100 mijë e 530 euro.

Publikimi i shpenzimeve të deputetëve për periudhën nëntor-dhjetor 2021 ngjalli reagime të shumta në vend.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje vendosën që të heqin dorë nga kompenzimet për shpenzimet e udhëtimit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Kuvendi i Kosovës, gjatë vitit 2021 deputeti nga AAK-ja, Pal Lekaj ka shpenzuar më së shumti para si kompensim për udhëtim, gjithsej 2 mijë e 790 euro.

Lekaj, për paratë e përfituara si kompensim për udhëtim pasohet nga deputetja e komunitetit boshnjak, Duda Balje. Asaj i janë ndarë 2 mijë e 730 euro për kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit.

(Kosova Sot Online)