Vrau gruan për xhelozi, por e raportoi për vetëvrasje. Një ditë më parë djali iu largua drejt Gjermanisë

  • A.P /
  • 08 February 2022 - 20:30
Vrau gruan për xhelozi, por e raportoi për vetëvrasje. Një ditë më parë djali iu largua drejt Gjermanisë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Fier, ku 56-vjeçari Petrit Mamaj, për motive banale ka vrarë me thikën e bukës bashkëshorten e tij, Valdete Mamaj.

Mësohet, se ngjarja fillimisht është raportuar si vetëvrasje, ndërsa në trupin e gruas është konstatuar një plagë në shpinë dhe disa shenja në pjesë të tjera të trupit. Uniformat blu kanë marrë njoftim nga vëllai i Petritit, me profesion police.

Pas grumbullimit të provave është thërritur për të dhënë dëshminë e tij para hetuesve edhe i shoqi i gruas. Pas disa orë marrjesh në pyetje, ai ka pranuar se e ka vrarë ai të shoqen, duke shtuar më tej se dyshonte se e shoqja e tradhtonte, ndaj për këtë arsye ka kryer aktin e rëndë.

(Kosova Sot Online)