Qytetari që pagoi 200 euro rrymë: Ju thashë në KEDS kthemi 100 euro të blej qira se s’po mundemi me qëndru në terr

  • A.P /
  • 08 February 2022 - 21:00
Qytetari që pagoi 200 euro rrymë: Ju thashë në KEDS kthemi 100 euro të blej qira se s’po mundemi me qëndru në terr

Disa fshatra në Komunën e Istogut kanë mbetur pa energji elektrike si rrjedhojë e erërave të forta.

Sa herë del nga shtëpia, Labinot Shatri shikimin e ka nga gjeneratori.

Ky i fundit i është bërë pajisje e përditshme e tij, të cilën e shfrytëzon për të siguruar energji alternative.

Tash kur janë bërë më shumë se 24 orë prej kur ka ndërprerje të energjisë elektrike, ky tregon vështirësitë që po përballet.

Kërkesat e tij për largimin e shtyllave elektrike që i ka në oborr, nuk janë marrë parasysh asnjëherë.

Madje defektet e këtyre i kanë shkaktuar edhe dëme të shumta materiale ndër vite.

Sa herë që ka erëra të forta në Istog, tjegullat nuk rrinë asnjëherë në vend.

Kulmet e shumë shtëpive zbulohen.

Në tokë ka përfunduar edhe një reklamë, ani pse ishte destinuar të qëndroj sa më lartë për t’u parë nga qytetarët që lëvizin në rrugë kryesore.

Rrugën deri tek zyret e KEDS-it e përshkroi edhe Imer Halitaj, banor i fshatit i cili kishte një kërkesë për ta.

” 200 euro e kam paguar rrymën. Shkova sot ju thashë në KEDS kthemi 100 euro të blej qira se s’po mundemi me ndejt në terr”, tha Halitaj.

I angazhuar që nga e hëna për kalimin sa më të shpejtë të kësaj situate është edhe kryetari i Komunës së Istogut.


(Kosova Sot Online)