Shefi i ZRRE’së tregon pse dhe sa do të rriten çmimet e rrymës

  • A.P /
  • 08 February 2022 - 21:46
Shefi i ZRRE’së tregon pse dhe sa do të rriten çmimet e rrymës

Ymer Fejzullau, kryesues i bordit të ZRRE’së ka shpjeguar se pse dhe sa u rritën çmimet e rrymës.

Ai tha se rritja e çmimit të rrymës ishte veprim i domosdoshëm.

“Unë konsideroj se ky vendim është në të mirën e të gjithë qytetarëve duke pasur parasysh që kemi pasur rritje enorme të çmimeve të importit dhe kjo rritje ka qenë e domosdoshme duke pasur parasysh këtë rritje që ka ndodhur e cila nuk është që u shkaku nga tregu vendor por nga tregu ndërkombëtar ose nga rritja e kostos së importit”, tha Fejzuallau.

“Deri në 800kWh nuk do të ketë rritje. Edhe për konsumatorët biznesorë ose komercial nuk të ketë rritje. Për këto dy kategori të konsumatorëve s’do të ketë rritje”, shtoi ai.

“Të gjithë konsumatorët do të përfitojnë nga subvencionimi i qeverisë. Edhe për konsumatorët familjarë deri në 800kWh s’do të ketë rritje”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online)