A u ndikua ZRrE-ja nga komentet e VV’së për shtrenjtimin e rrymës, çfarë thotë Zejnullahu?

  • A.P /
  • 08 February 2022 - 22:00
A u ndikua ZRrE-ja nga komentet e VV’së për shtrenjtimin e rrymës, çfarë thotë Zejnullahu?

Kryesuesi i bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu tha se nuk janë ndikuar nga komentet e Lëvizjes Vetëvendosje sa i përket rritjes së tarifës energjetike. Ai tha se të gjitha komentet e subjekteve politike janë lexuar, por janë marrë parasysh vetëm ato që janë argumentuar.

Fejzullahu tha se nesër do të publikohen të gjitha përgjigjet për komentet që i kanë pranuar nga të gjitha partitë politike.

“E para është paragjykim që ne nuk i kemi lexuar, nesër do t’i publikojmë të gjitha përgjigjet për të gjitha palët, e subjektet politike. Ne zakonisht komentet që janë të argumentuara i kemi marrë parasysh, ndërsa ato të paargumentuara s’i kemi marrë parasysh.

Fatekeqësisht këto janë spekulime, unë po besoj që asnjëherë, kjo për shikuesit nuk është e rëndësishme por është tema për energjinë elektrike”, tha Fejzullahu.

Fejzullahu sa i përket shpërndarjes së tij të fotografive të kryeminsitrit Albin Kurti për fitore në vitin 2017, ka thënë se ai dhe familja e tij nuk është me asnjë parti politike.

“Jo vetëm unë por 7-8 gjenerata kemi qenë gjithmonë në lëvizje, por asnjëherë në asnjë parti nuk kemi qenë, jo vetëm unë por asnjë prej familjes tem nuk ka qenë në asnjë prej partive poltike. Nëse e gjeni se ndokush prej familjes time ka qenë në ndonjë parti politike, unë vi dhe e sqaroj”, tha Fejzullahu.

Kujtojmë se Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka akuzuar ZRrE-në se në vendimin për shtrenjtimin e rrymës ka përkrahur komentet e partisë në pushtet, Vetëvendosjes.


(Kosova Sot Online)