Virologu italian: Jemi drejt fundit të pandemisë

  • A.P /
  • 08 February 2022 - 22:48
Virologu italian: Jemi drejt fundit të pandemisë

Virologu i njohur Italian, Sergio Abrignani thotë se varianti ‘Omicron’ po shënon fundin e pandemisë.

Sipas tij nëse nuk shfaqet një variant më ngjitës do të mund të rifitojmë të gjitha liritë që kemi humbur në këto 2 vite pandemi.

Megjithatë ai beson se vështirë se mund të shfaqet një variant më ngjitës se ai i Omicron. Me shumë gjasa variantet e Omicronit, si i pari dhe ashtu i dyti do ta shndërrojnë Covidin në një virus endemik.

Virusi nuk zhduket por vazhdon të qarkullojë duke shkaktuar një numër të kufizuar rastesh.

Dhe e gjitha kjo falë vaksinave.

“Sot, me 85% të popullsisë të vaksinuar, praktikisht kemi rifilluar plotësisht jetën normale. Të gjithë ata qytetarë të cilët janë pajisur me pasaportën shëndetësore nuk janë të përjashtuar nga aktivitet e jetës së   përditshme “

I pyetur nëse duhet të një dozë e katërt për të qenë më të mbrojtur nga Covid-19, Sergio Abrignani shprehet se nuk ka kuptim. Ai përmendi shembullin e qeverisë izraelite ku tha se nuk është ofruar një forcim i madh i imunitetit aq sa  dhe vetë agjencia e EMA’së u detyrua të mos e  autorizonte  atë.


(Kosova Sot Online)