Prishtinë: Në zonën 80 km/h voziti 220 km/h, shoferi gjobitet me 300 euro dhe tri pikë negative

  • E.K /
  • 09 February 2022 - 10:03
Prishtinë: Në zonën 80 km/h voziti 220 km/h, shoferi gjobitet me 300 euro dhe tri pikë negative

Një shofer në Prishtinë është gjobitur me 300 euro, tri pikë negative dhe tre muaj ndalim të drejtimit të automjetit.

Ky dënim i tij erdhi pasi në zonën me kufizim të shpejtësisë 80 kilometra në orë, ai ishte duke vozitur në 220 km/h.

Njoftimi i policisë:

Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 182 km/h (gjobitet me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik).

Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.

(Kosova Sot Online)