Abuzimi me paranë publike nga përfaqësuesit e popullit është tradhti ndaj votës!

Abuzimi me paranë publike nga përfaqësuesit e popullit është tradhti ndaj votës!
Abuzimi me paranë publike nga përfaqësuesit e popullit është tradhti ndaj votës!

Dardan Grapci

  • 09 February 2022 - 07:52

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Dështimi i fundit mbledhjes së kryesisë në Kuvendin e Kosovës ishte diçka krejt e pritshme pas situatës së acaruar e cila u prodhua pas publikimit të listave të deputetëve me kompensimet për karburante udhëtimi. Edhe sikur mos të kishte pasur fare përplasje verbale në mes Arben Gashit dhe këshilltarit personal të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës, kjo mbledhje është dashur të anulohet, të ndalohet dhe me vendim të prokurorisë të arrestohen të gjithë ata që kanë bërë shkelje financiare dhe menaxhuese.

Skandali i deputetëve që shpërtheu së fundi me pagesa për karburante dhe mëditje, ata që po i shohim rregullisht madje edhe duke u sharë në mes veti, në komisione e seanca të Kuvendit të Kosovës, po ja qesin faqen e zezë këtij shteti para syve të botës. Unë mendoj që PSRK-ja urgjentisht duhet ti kërkoj policisë së Kosovës që të gjithë ata deputet që e kanë keqpërdorur buxhetin e Kosovës për interesa të tyre personale duke blerë naftë, duke bërë udhëtime të shpeshta edhe jashtë Kosovës etj. Kjo shprehi e deputeteve duhet të ndërpritet menjëherë, si dhe të merren vetëm me çështjet e interesit imediat të qytetarëve, siç janë çështjet e punësimit, zhvillimit arsimor, përkujdesjes shëndetësore dhe të pensionistëve , që shtresat e rrezikuara të qytetarëve me programe sociale të ndihmohen nga shteti përmes skemave të ndryshme mbështetëse dhe jo të përfitojnë vetëm për vete.

Deputetët nuk i kemi zgjedhur aty si të deleguar vetëm për tu pasuruar, ata duhet që në rend të parë të mendojnë për qytetarin, për hallet që janë duke e munduar. Të gjenden rrugë dhe mënyra të pendimit të uraganit të shfrenuar të ngritjes së çmimeve, të gjenden mekanizma që ndikojnë dhe simulojnë uljen e çmimeve ushqimore dhe e rrymës, të ulet edhe çmimi i naftës, sepse buxheti do të duhet të mbushet, nëse ka deficit, duke ngritur ekskluzivisht çmimet luksit, sikur që janë ato të alkoolit dhe duhanit dhe artikujve të tjerë që nuk janë artikuj të domosdoshëm për shportën e konsumit ditor, të ulet edhe tatimi nga 18% në 8% për gjërat ushqimore. Pra janë këto çështje me të cilat duhet të merren deputetët e Kosovës dhe jo të luftojnë kush po ja kalon tjetrit me nivelin e lartë të pagës, përderisa pensioni në Kosovë është vetëm 100€. Merreni me mend si paguhen nëpunësit tjerë publik , ku pagesa e juristit në administratën publike, dhe në Ministri është 430€ , si do të ja del ai me shtrenjtimin e rrymës dhe kërkimin e pagesës apo shkyqjen e tyre nga rrjeti elektrik me pamundësi pagese.

Deputetët e Kosovës janë zgjedhur atu për t'u sharë,e fyer ne mes veti, nëpër komisione e seanca të Kuvendit , për ta keqpërdorur buxhetin e shtetit , në emër kompensimit të 'karburanteve dhe mëditjeve' edhe pse marrin një pagë bazë mbi 1590€ për një deputet, i cili nuk bënë asnjë punë të dobishme për shoqërinë,përveç që shahen e fyhen me njëri tjetrin ,e hynë e dalin në punimet e seancave, kur atyre të u'a do qefi, bojkotojnë votimet e ligjeve,nxjerrin ligje pa kurrfarë profesionalizmi, dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore me njëra tjetrën, pa mundësi implementimi, që vetëm sa i kontribuojnë më shumë kaosit praktik të funksionimit të sistemit ligjor. Këta deputet rijnë gati për të ikur dhe bojkotuar seancat e Kuvendit kur ka çështje që nuk ju interesojnë por këta abuzues nuk i bojkotojnë parat e marra pa meritë për shtesa e kompensime të ndryshme. Është koha për të vepruar me ligj dhe ndaluar këta deputetë që përmes plaçkitjeve të buxhetit të shtetit ,të ndërtojnë mirëqenien e tyre të përgjithshme, duke harruar se aty janë zgjedhur për të krijuar një shoqëri të drejtë me barazi para ligjit ,dhe funksionimin e shtetit të së drejtës. Në vend që këta deputet ,të lirohen nga çfarëdo pagese, dhe detyra e deputetit të jetë mbi baza vullnetare ,si në shumë shtete të zhvilluara evropiane,të tillët deputetë, përveç pagës astronomike paguhen edhe me mëditje, jo vetëm për pjesëmarrje në punimet e seancave parlamentare, por edhe port udhëtime të rrugës dhe ushqim.

Këto privilegje superiore nuk kanë emërues tjetër veç se shpërdorim i buxhetit. Askush nuk ka interes që funksionimi i shtetit të pengohet, por unë mendoj se për këto keqpërdorime nga 'përfaqësuesit e popullit',duhet të ngritët populli në demonstrata masive, dhe ti bllokojnë hyrjet në Kuvend nga plaçkitësit e arkës se shtetit dhe të tjerët, sepse masa e gjerë mezi ia dalin ti ushqejnë fëmijët e tyre. Ka me mijëra njerëz që s’kanë ushqime të mjaftueshme ditore, derisa këta plaçkitësit- deputet, harxhojnë paranë publike, pa kurrfarë ndjesie për të tjerët. Ky është turpi dhe tmerri që duhet të ndalohet dhe të mos lejohet të vazhdohet tutje.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".