
Lexoni edhe:
Së shpejti në pranga hajnat e mëdhenj që na shiteshin me moral politik e patriotik!
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka vazhduar aksionin e planifikuar për të ndaluar lëmoshëkërkuesit në qytetin e Prizrenit.
Në kuadër të këtij aksioni policia, ka ndaluar dy perona, ku njëri është nga Republika e Shqipërisë dhe tjetri është shtetas i Republikës se Kosovë me banim ne Prizren e të cilët janë: ”L.K e lindur me 1951 f/r/sh e cila është hasur duke kërkuar lëmosh ne rr. “Ekrem Rexha” ne Prizren dhe S.K e lindur me 1983 f/r/k e cila është hasur duke kërkuar lëmosh ne qendrën tregtare Galeria ne Prizren”, njofton policia.
Së shpejti në pranga hajnat e mëdhenj që na shiteshin me moral politik e patriotik!Lexoni edhe:
Personat janë shoqëruar ne stacionin policor ne Prizren, ku janë ndërmarr te gjitha veprime ligjore.
“Me Vendimit te lëshuar nga Drejtoria për Migrim. L.K është depërtuar ne Republikën e Shqipërisë. Ndërsa ndaj S K, i është shqiptuar gjoba me vlerë prej 200 euro”, njofton tutje policia.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, do të vazhdojë me aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në qytetin e Prizrenit, si dhe falënderon qytetaret për bashkëpunim të mire me policin me qellim te parandalimit te kësaj dukurie, po ashtu apelojmë qe sa herë i hasin lypsarët ne rruge, sheshe dhe qendra tregtare, të njoftojnë menjëherë policinë , stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 dhe 112”, apelon tutje policia.
(Kosova Sot Online)