Momenti i shpërthimit të veturës në Ferizaj, ku vdiq një person dhe u lëndua një tjetër

  • E.K /
  • 09 February 2022 - 11:39
Momenti i shpërthimit të veturës në Ferizaj, ku vdiq një person dhe u lëndua një tjetër

Para dy ditësh vdiq një person në një pikë karburanti në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, pasi vetura e tij u përfshi nga flakët.

Si pasojë e këtij incidenti e lënduar mbeti edhe një 21-vjeçare, punëtore e marketit në këtë pikë të derivateve.

Lidhur me këtë rast detaje kanë dhënë dje edhe nga Policia e Kosovës.

“Nga hetimet e para, egzaminimit të vendit të ngjarjes nga krim teknikët rajonal,  grumbullimit të informacioneve nga hetuesit rajonal, video inçizimieve në terren, dyshohet se automjeti i udhëtarëve që ishte në lëvizje, posa ka hyrë në hapësirën e pikës së karburantit ka marr flakë ( nga pjesa e mesme e automjetit), në rrethana ende të pasqaruara dhe për pasojë ka mbetur i vdekur drejtuesi i automjetit ( i paindetifikuar ), ndërsa është lënduar personi me inicialet A.I (F/K) e moshës 21 vjeçare nga një pjesë e shkëputur metalike nga automjeti, e cila në ato momente ishte duke punuar në marketin e kësaj pikë karburanti”.

Gazeta Sinjali ka publikuar sot një video ku shihet momenti i shpërthimit të veturës, posa hyri në këtë pikë të karburantit.

Më poshtë mund ta shihni videon.

(Kosova Sot Online)