Kosova vendos sanksione ndaj 183 individëve dhe 26 entiteve të Bjellorusisë

  • G.G /
  • 09 February 2022 - 13:45
Kosova vendos sanksione ndaj 183 individëve dhe 26 entiteve të Bjellorusisë

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot vendimit për zbatimin e sanksioneve të vendosura nga Këshilli i Bashkimit Evropian ndaj 183 personave dhe 26 entiteve të Bjellorusisë, që janë të lidhura me regjimin e presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, këto sanksione kanë të bëjnë me ngrirje të aseteve në Republikën e Kosovës, ndalimin e udhëtimit dhe ndalimi për individët dhe entitetet në Republikën e Kosovës që të vënë fonde në mënyrë direkte apo indirekte për individët dhe entitetet e sanksionuara.

“Ka marrë miratimin e kabinetit qeveritar edhe vendimi për zbatimin e sanksioneve të vendosura nga Këshilli i Bashkimit Evropian ndaj 183 individëve dhe 26 entiteteve të Bjellorusisë që janë të lidhura  me regjimin e presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko. Sanksionet konsistojnë në ngrirje të aseteve në Republikën e Kosovës; ndalimin e udhëtimit për individët e sanksionuar; dhe ndalimi për individët dhe entitetet në Republikën e Kosovës që të vënë fonde në mënyrë direkte apo indirekte për individët dhe entitetet e sanksionuara”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)