90 mijë e 619 të vaksinuar me dozën e tretë dhe përforcuese të vaksinës në Kosovë

  • E.K /
  • 09 February 2022 - 15:26
90 mijë e 619 të vaksinuar me dozën e tretë dhe përforcuese të vaksinës në Kosovë

90 mijë e 619 persona kanë marrë dozën e tretë dhe atë përforcuese të vaksinës në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga MSh kanë thënë se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë administruar 1 mijë e 312 doza të vaksinës Anti-COVID.

Ndërsa, deri tani janë administruar 1 milion e 796 mijë e 305 doza të vaksinës.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.312 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.796.305 doza të vaksinës. Deri më sot 809.228 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 90.619 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

(Kosova Sot Online)