Me anë të Google Maps kapen pjesëtarët e grupit të drogës

  • E.K /
  • 10 February 2022 - 13:59
Me anë të Google Maps kapen pjesëtarët e grupit të drogës

Një fotografi e kapur nga ‘Google Maps’ ku shihen 3 persona të maskuar ka ngjallur dyshime se i përkasin një grupi të drogës në Meksikë.

Siç shihet në fotografi, njëri prej të maskuarve mban mbulesën e famshme meksikane për mbulimin e fytyrës, një tjetër është maskuar si ujk, kurse i treti me kapelë dhe maskë, shkruan Mirror.

Të maskuarit u fotografuan në zonën e Sonora Cartel, që është një nga grupet më të vjetra dhe më të njohura në shtetin e Meksikës.

Ata njihen për shitjen e kokainës, marihuanës dhe metamfetaminës drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dhuna ndërmjet grupeve të drogës është mjaft prezente në Meksikë dhe sipas statistikave vendore, që nga viti 2006 kanë humbur jetën afër 150.000 njerëz si pasojë e krimit të organizuar.

(Kosova Sot Online)