Pagat e deputetëve të Kuvendit dhe institucioneve të drejtësisë, janë tepër të larta

Pagat e deputetëve të Kuvendit dhe institucioneve të drejtësisë, janë tepër të larta
Pagat e deputetëve të Kuvendit dhe institucioneve të drejtësisë, janë tepër të larta

Muhamet Kelmendi

  • 10 February 2022 - 07:52

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Çështja e të ardhurave që realizohen tash e sa kohë në kuadër të Kuvendit të Kosovës, sidomos për deputet, për Kryesi dhe në kuadër të qeverise, e sidomos edhe në prokurori dhe në gjykata, i tejkalojnë mundësit financiare të buxhetit të Kosovës. Ato janë të ardhura në s’përputhje të përgjithshme me gjendjen ekonomike dhe sociale në vend. Dallimet shkojnë 1 me 12-15 herë.

Një pagë, pa shtesa e një anëtari të Kryesisë a e Kryetarit të Kuvendit, sikurse edhe e gjykatësit a prokurorit, pa marrë pagat nëpër firma publike e shtetërore, si në postë, në trust, në RTK, në Ibër Lepenc në hekurudha etj, është 1 me 20 herë mbi pagën minimale dhe 1 me 30 herë mbi pensionin e pleqërisë. Dhe, nëse këtyre u shtojmë mëditjet që merren diferenca rritet shumë.

Te deputetet për seanca e komisione, nëpër udhëtime të kota dhe shpenzimet tjera. Te mëditjet dhe në shpenzimet e gjyqtarëve, të prokuroreve dhe të stafit udhëheqës nëpër firma publiko-shtetërore, dallimi shkon deri në 30 a 40 herë. Kudo ka dallime. Natyrisht se kjo vjen se jemi në shoqëri të kapitalit, në kapitalizëm, ku dallimet janë të thella. Mirëpo, dallime të thella si në Kosovë nuk ka. Nuk lejohet që udhëheqësi i bordit të postes a të trustit, të hekurudhës a ndokund tjetër, të ketë të ardhura 5 mijë a 6 mijë euro në muaj. Kjo është plaçkitje. Nuk ka fare arsyetim që prokurorët dhe gjyqtarët të marrin nga 2 deri në 3 mij euro.

Nuk mund të arsyetohen të ardhurat e anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit, të deputetëve me të ardhura, duke marrë shtesat deri në 3 a 4 mijë euro. Po ku mbeten të ardhurat e pushtetit qendror dhe lokal. Pse nuk nxirret një ligj për të rregulluar tërësisht sistemin e pagesave në sektorin publik! Në Kosovë bëhet lufte për të ardhura minimale personale. Ende është 130 euro minimumi i të ardhurave personale.

Mendohet të bëhen 250 euro. Rritje qesharake dhe aspak ekonomike dhe sociale. Kosovës i duhen të ardhurat personale minimale neto në minimum 400 euro. Edhe kjo nuk mjafton. Megjithatë, nëse punohet me nikoqirllëk dhe u ndalohen deputetëve, qeveritarëve, firmave publike e shtetërore, gjyqtarëve e prokurorëve, administratës etj., keqpërdorimet dhe vjedhjet, të ardhurat minimale mund të bëhen 500 euro. Mjete për këtë nivel të pagave ka Kosova.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".