Goditja e grupit kriminal të drogës, një i arrestuar dhe tre të tjerë në kërkim të policisë

  • E.K /
  • 10 February 2022 - 14:31
Goditja e grupit kriminal të drogës, një i arrestuar dhe tre të tjerë në kërkim të policisë

Pasi policia ka ndaluar veturën në Konushefc të Podujevës dhe brenda saj janë gjetur 91 kg drogë, janë kontrolluar shtëpinë e të dyshuarve kur në këtë fshat është arrestuar një i dyshuar  me inicialet F.M., i moshës 55 vjeç, teksa dyshohet se shtëpia u përdor si depo për narkotikët.

Pas këtij aksioni, në konferencën e jashtëzakonshme të policisë u tha se është kontrolluar edhe shtëpia e  M.Q, në fshatin Brodesanë të Dragashit, por buk është gjetur asgjë e dyshuar.

Ndërsa, i arrestuari është ndaluar për 48 orë. Gjithashtu në kërkim janë edhe tre të dyshuar të tjerë të cilët tashmë janë identifikuar nga policia.

“Edhe të tre të dyshuarve të tjerë të njohu për policinë ndodhen në arrati, që dyshohet se kanë qenë pjesë e grupit kriminal”, tha policia.

Përveç 91 kg drogë të llojit marihuanë, në Konushefc janë konfiskuar edhe një veturë Audi me targa të Gjermanisë, një veturë Glof 4 me targa të Austrisë, dy vetura tjera dhe para me vlerë mbi 650 euro. 

(Kosova Sot Online)