Tre adoleshentë vjedhin ‘Benz’-in dhe përfundojnë në kanal

  • A.P /
  • 10 February 2022 - 20:30
Tre adoleshentë vjedhin ‘Benz’-in dhe përfundojnë në kanal

Tre adoleshentë kanë vjedhur një makinë ‘Benz’ dhe duke udhëtuar me të, janë aksidentuar duke përfunduar në një kanal.

Fatmirësisht ata nuk kanë pësuar dëmtime.

Policia e Lushnjës ka ndaluar 3 të mitur pasi kanë vjedhur një automjet në lagjen ‘Gafurr Muço’. Ata janë shtetasit A. C., 16 vjeç, G. D., 17 vjeç dhe I. Xh., 15 vjeç.

Sipas policisë, këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen ‘Gafurr Muço’, Lushnjë, kanë vjedhur automjetin tip ‘Benz’ në pronësi të shtetasit B. O.

Duke drejtuar automjetin e vjedhur, shtetasi A. C. ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Të tre të miturit kanë braktisur automjetin dhe janë larguar nga vendngjarja, por janë lokalizuar dhe kapur nga shërbimet e Policisë.

(Kosova Sot Online)