Lavrov largohet në mes të konferencës me diplomaten britanike pas takimit të tensionuar në Moskë

  • A.P /
  • 10 February 2022 - 20:15
Lavrov largohet në mes të konferencës me diplomaten britanike pas takimit të tensionuar në Moskë

Liz Truss ka pasur një përplasje me homologun e saj rus Sergei Lavrov për Ukrainën – me njeriun e Vladimir Putinit që e la atë vetëm në podium, duke u larguar nga një konferencë për shtyp.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Sekretarja e Jashtme dha një mesazh të ashpër se Kremlini duhet të ‘ndalojë retorikën e Luftës së Ftohtë’ dhe të tërhiqet nga një pushtim ‘katastrofik’ i Ukrainës gjatë bisedimeve të tensionuara.

Në vizitën e saj të parë zyrtare në Moskë, ajo paralajmëroi se Kievi nuk duhet të ‘ngacmohet’, duke kërkuar që Rusia të mbështesë pretendimet e saj se nuk ka ‘nuk ka plane’ për të thyer kufirin e fqinjit të saj me ‘veprime.

Por në diskutime dhe në një konferencë të përbashkët shtypi, Lavrov ka thënë se “qasjet ideologjike, ultimatumet dhe moralizimi është një rrugë drejt askund.

(Kosova Sot Online)