Haradinaj falënderon ShBA-të për mbi 500 mijë vaksinat e dhuruara

  • E.K /
  • 11 February 2022 - 15:18
Haradinaj falënderon ShBA-të për mbi 500 mijë vaksinat e dhuruara

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për dhurimin e kontingjentit me mbi 500 mijë doza të vaksinës Pfizer.

“Edhe gjysmë milionë doza të vaksinës nga Shtetet e Bashkuara, donacion për vendin tonë. Faleminderit Amerikë!”, ka shkruar Haradinaj në një postim në “Facebook”.

Kosova ka pranuar sot mbi 500 mijë `doza të vaksinës Pfizer të siguruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kosova pranon mbi 500 mijë vaksina Pfizer, donacion nga ShBA-të

Kosova ka pranuar sot mbi 500 mijë `doza të vaksinës Pfizer të siguruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta Express.

Me këtë rast ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka thënë se ky donacion është siguruar nga presidenti amerikan Joe Biden.

“Po bëjmë pranimin e kontingjentit prej 515 mijë e 970 dozave të vaksinës kundër Covid-19 të siguruar nga presidentit i Shteteve të Amerikës Joe Biden dhe shteti mik i Kosovës”, ka thënë Latifi.

Latifi tha se stokut të vaksinave në MSH u janë shtuar edhe mbi 500 mijë vaksina kundër Covid-19.

“Me këtë dhuratë nga ShBA-të, stokut të vaksinave që MSh-ja i ka në dispozicion për qytetarët tanë i shtohen edhe mbi 500 mijë doza të tjera për të ndihmuar edhe më tej luftën kundër Covid-19”, ka thënë ai.

Ministri më tutje u ka bërë thirrje qytetarëve mbi moshën 12 vjeçare që të vaksinohen kundër Covid-19. 

(Kosova Sot Online)