Reperi kosovar që u dëbua dy herë nga Zvicra

  • E.K /
  • 11 February 2022 - 15:36
Reperi kosovar që u dëbua dy herë nga Zvicra

Besijan Kacorraj prej 20 vitesh përcillet nga “SRF”. Rezultat i kësaj është një dokumentar mbresëlënës  që u transmetua mbrëmë, të enjten.

37-vjeçari Besijan Kacorraj i njohur si reperi Besko ka mbajtur burg disa herë në Zvicër. Njëherë, në vitin 2016, përkundër një presioni medial, ai qe dëbuar në Kosovë.

Pastaj, ai, në kohën sa ishte në Kosovë, ishte lejuar të bënte një vizitë në Zvicër, tek i biri. Gjatë asaj kohe Besko qe arrestuar pasi kishte plaçkitur një filial poste. Pas kësaj, erdhi dëbimi i dytë.

Besijan Kacorraj prej 20 vitesh përcillet nga “SRF”. Rezultat i kësaj është një dokumentar mbresëlënës  që u transmetua mbrëmë, të enjten.

Kacorraj sot mbush 37 vjeç. Qysh si adoleshent ai kishte “rrëshqitur” në rrugë të gabuar. Ishte burgosur për më shumë se pesë vjet, për një grabitje të armatosur, të bërë në vitin 2009.

Ai kishte filluar të bëjë rap prapa grilave dhe merr emrin artistik “Besko”. Në vitin 2016, Besko qe dëbuar në Kosovë, pavarësisht se është rritur në Zvicër.

Votimi në atë kohëi Iniciativës Popullore për dëbimin e të huajve me dosje krimi është fatal për të, pasi me këtë iniciativë ai “përmbushte kushtet” për tu dëbuar, shkruan albinfo.ch. Kjo, përkundër mbështetjes që gëzonte nga shumë media dhe disa politikanë, madje edhe të SVP-së, partisë që kishte udhëhequr iniciativën në fjalë.

Ai në atë kohë thoshte: “Unë jam ndjerë gjithmonë si zviceran”./albinfo.ch

(Kosova Sot Online)