Kremlini shpjegon pse u përdor tavolina jashtëzakonisht e gjatë në takimin Putin-Macron

  • A.P /
  • 11 February 2022 - 22:50
Kremlini shpjegon pse u përdor tavolina jashtëzakonisht e gjatë në takimin Putin-Macron

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij Emmanuel Macron u takuan këtë javë në Moskë. Dyshja biseduan të ulur në këndet e kundërta të një tavoline jashtëzakonisht të gjatë.

Kremlini këtë të premte tha se arsye e kësaj tavoline jo të zakonshme ishte refuzimi i francezit për të bërë testin për Covid-19 në Moskë.

“Disa liderë ndjekin rregullat e tyre dhe nuk ndërveprojnë me palën pritëse për sa i përket shkëmbimit të testeve”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dimirtry Peskov.

“Është një praktikë normale në mbarë botën. Megjithatë, në këtë rast, zbatohet një protokoll shtesë për mbrojtjen e shëndetit të presidentit tonë dhe mysafirëve tanë, që do të thotë distancë më e madhe fizike”, theksoi ai.

Moska zyrtare këmbnguli se hapësira fizike mes tyre “nuk pengoi negociatat”.

Një burim i ekipit të Macron i tha Reuters se presidenti kishte refuzuar të bënte një test PCR në Moskë pasi Franca nuk donte që rusët të merrnin mostrat e ADN’së së Macron.

Burimi tjetër tha se Macron ishte testuar përpara udhëtimit dhe kishte një test antigjeni të bërë nga mjeku i tij në Rusi.

Tavolina jashtëzakonisht e gjatë nxiti një numër të madh shakash në rrjetet sociale.

Macron udhëtoi në Moskë të hënën për të diskutuar tensionet aktuale midis NATO’së dhe Rusisë rreth Ukrainës.

(Kosova Sot Online)