Bideni jep urdhër për dërgimin e 3.000 trupave shtesë në Poloni

  • S.A /
  • 12 February 2022 - 09:05
Bideni jep urdhër për dërgimin e 3.000 trupave shtesë në Poloni

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka urdhëruar dërgimin e 3.000 trupave shtesë në Poloni derisa po shtohet frika se kriza mes Ukrainës e Rusisë mund të shndërrohet në konflikt ushtarak.

Në një deklaratë të Pentagonit, të lëshuar të premten, thuhet se trupat duhet të jenë në vend “herët në javën e ardhshme”, duke iu bashkuar rreth 1.700 ushtarëve të tjerë, të cilët arritën në Poloni në fillim të këtij muaji, shkruan Free Europe. Si të parandaloni atakun në zemër (Bëni këtë 3 herë në ditë)

“Në përgjithësi, ky personal shtesë me 5.000 pjesëtarë përbën një forcë shumë të lëvizshme dhe fleksibile, të aftë për misione të shumëfishta. Ata po pozicionohen për t’i siguruar aleatët tanë të NATO-s, për të penguar ndonjë agresion të mundshëm kundër krahut lindor të NATO-s, për t’u trajnuar me forcat e vendëve pritëse dhe për të kontribuuar për një grup të gjerë të zhvillimeve të mundshme”, thuhet në deklaratën e Pentagonit.

Të premten, këshilltari amerikan për siguri kombëtare, Jake Sillivan, tha se Rusia tani ka forca të mjaftueshme në kufirin me Ukrainën për të kryer një operacion të madh ushtarak, duke shtuar se nëse sulmi rus ndaj Ukrainës fillon, “ka gjasë që të nisë me bombardim ajror dhe sulme me raketa, që qartazi vrasin civilë”.

Rusia ka mohuar se grumbullimi i më shumë se 100.000 ushtarëve dhe i pajisjeve ushtarake në zonat afër kufirit me Ukrainën janë prelud i një sulmi të ri ndaj ish-republikës sovjetike.

Moska i ka mohuar akuzimet e Perëndimit se ajo mund të jetë duke planifikuar pushtim, duke thënë se ka të drejtë që t’i vendos trupat kudo që dëshiron brenda territorit rus.

(Kosova Sot Online )