Vdekje e dyshimtë në Ferizaj, një burrë gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë

  • S.A /
  • 12 February 2022 - 09:11
Vdekje e dyshimtë në Ferizaj, një burrë gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë

Policia njofton për një vdekje të dyshimtë në fshatin Bervece të Ferizajt. Një person i gjinisë mashkullore ka vdekur në oborrin e shtëpisë së tij, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

VDEKJE E DYSHUAR /Fsh. Bervece 11.02.2022 – 19:30. Është raportuar se një mashkull kosovar ka ndërruar jetë në oborrin e shtëpisë së tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.

(Kosova Sot Online )