Shtetasi serb dërgohet në gjendje të rëndë në emergjencë, vdes – rasti hapet në polici

  • S.A /
  • 12 February 2022 - 09:17
Shtetasi serb dërgohet në gjendje të rëndë në emergjencë, vdes – rasti hapet në polici

Një rast “hetim i vdekjes” është hapur në Policinë e Kosovës pasi një shtetas serb ka vdekur në Emergjencë në Malishevë. Sipas policisë, i njëjti ishte dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

HETIM I VDEKJES /Rr. Adem Jashari, Malishevë 11.02.2022 – 07:45. Është raportuar se një mashkull shtetas i Serbisë ka ndërruar jetë pasi është dërguar në emergjence në gjendje të rëndë shëndetësore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.

(Kosova Sot Online )