Zjarri i madh, digjet një supermarket në Ferizaj

  • E.K /
  • 15 February 2022 - 08:11
Zjarri i madh, digjet një supermarket në Ferizaj

Zjarri i madh e ka kapluar një nga supermaketet në qytetin e Ferizajt.

Pak minuta pas mesnate, në një objekt të madh në Ferizaj ka shpërthyer zjarri.

Në pamjet që ka dërguar lexues nga atje shihet se në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet e zjarrëfikësve.

Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin dhe nëse aty ka ndonjë të lënduar.

Express do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin.

(Kosova Sot Online)