Kosovarët rrahin gratë edhe në ditën e të dashuruarve

  • E.K /
  • 15 February 2022 - 09:27
Kosovarët rrahin gratë edhe në ditën e të dashuruarve

Përgjatë 24-orëve të fundit janë raportuar katër raste të dhunës në raporte martesore, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas policisë, dy raste të dhunës kanë ndodhur në Prishtinë, ndërsa një në FushëKosovës dhe një në Pejë.

“Prishtinë, 13.02.2022-21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

“Prishtinë 12.02.2022-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia për një tjetër rast.

“Fushë Kosovë 14.02.2022-09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”.

“Pejë, 13.02.2022-18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”. 

(Kosova Sot Online)