Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, dy autoambulanca në vendin e ngjarjes

  • E.K /
  • 15 February 2022 - 10:50
Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, dy autoambulanca në vendin e ngjarjes

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht afër daljes për Malishevë, raporton një lexues i medias nga vendi i ngjarjes.

Në aksident dyshohet se janë përfshirë një pick-up dhe një kamion, teksa në vendin e ngjarjes janë parë dy autoambulanca.

Policia po ashtu ndodhet në vendin e ngjarjes.

Media  ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të informacioneve zyrtare për këtë aksident.

(Kosova Sot Online)