Cili është afati i Presidentit Macron për marrëveshjen Kosovë -Serbi?

  • E.K /
  • 15 February 2022 - 12:34
Cili është afati i Presidentit Macron për marrëveshjen Kosovë -Serbi?

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka pranuar letër urimi nga homologu i tij francez Emmanuel Macron me rastin e ditës së shtetësisë së Serbisë. Në letër, presidenti francez ka shprehur dëshirën që një marrëveshje finale gjithëpërfshirëse për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë të ndodhë në muajt e ardhshëm.

“Gjithashtu do të vazhdoj të mbështes dialogun me Prishtinën me ndërmjetësimin evropian, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve. Shpreh dëshirën që sukseset në këtë kuptim të ndodhin në muajt e ardhshëm”, thuhet në letrën e Macron dërguar presidentit të Serbisë.

Tutje, Macron thotë mezi e pret anëtarësimin e Serbisë në BE.

“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një prioritet për Serbinë dhe unë e pres me padurim. Franca është me ju për t’ju mbështetur në procesin e reformës përmes asistencës teknike. Hapja e grupit të kapitujve të Axhendës së Gjelbër dhe lidhja e qëndrueshme më 14 dhjetor të vitit të kaluar, si dhe suksesi i referendumit për ndryshimet kushtetuese në gjyqësor, tregojnë se progresi konkret në reforma është shoqëruar me progres në negociatat e anëtarësimit. Ju inkurajoj që të vazhdoni në këtë rrugë dhe të vazhdoni ta vihni në pah sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë”, thuhet në letrën e Macron.

(Kosova Sot Online)