Mbeturina të shumta 'Te Pishat' në Sllatinë

  • E.K /
  • 15 February 2022 - 15:05
Mbeturina të shumta 'Te Pishat' në Sllatinë

Qytetarë të shumtë e frekuentojnë parkun rekreativ “Te Pishat” në Sllatinë.

Pos kohës së mirë kalojnë aty, ata prapa po i lëjnë mbeturinat.

Në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook të këtij parku është kërkuar nga organet kompetente të mirëmbajtjes që të pastrohen hapësirat e ndotura.

“Kemi ankesa nga vizitorë të ndryshëm për papastërtinë që e ka kapluar Parkun e Pishave! Lusim organet kompetente të marrin masa!”

“Ta ruajmë ambientin të gjithë së bashku”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)