Kosova renditet 28 vende më poshtë se vitin e kaluar në indeksin për liri ekonomike të Heritage Foundation

  • A.P /
  • 15 February 2022 - 20:02
Kosova renditet 28 vende më poshtë se vitin e kaluar në indeksin për liri ekonomike të Heritage Foundation

Kosova është ranguar në vendin e 86-të në indeksin për liri ekonomike të Heritage Foundation, plot 28 vende më poshtë krahasuar me një vit më parë.

Nga vendet i rajonit vetëm Mali i Zi është më keq se Kosova, i cili është radhitur i 103-ti derisa Shqipëria qëndron më mirë si e 50-ta në listë. Serbia është në vendin e 59-të dhe Bosnje e Hercegovina e 68-ta.

Indeksi i Lirisë Ekonomike është një indeks dhe renditje vjetore e krijuar në vitin 1995 nga instituti konservator “The Heritage Foundation” dhe “The Wall Street Journal” për të matur shkallën e lirisë ekonomike në vendet e botës.

Në vitin 2021, Kosova u radhit në vendin e 58-të.

(Kosova Sot Online)