Dyshohet se dhunoi një vajzë të mitur në gusht të vitit të kaluar, arrestohet prishtinasi

  • E.K /
  • 16 February 2022 - 09:48
Dyshohet se dhunoi një vajzë të mitur në gusht të vitit të kaluar, arrestohet prishtinasi

Policia ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka dhunuar një vajzë të mitur.

Rasti dyshohet se ka ndodhur në muajin gusht të vitit të kaluar, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Dhunim-Prishtinë (NN) Gusht 2021 – 16:00. Me datën 15.02.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte kryer veprën penale Dhunim ndaj viktimës së mitur femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka bërë të ditur policia.

(Kosova Sot Online)